Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka konfirmuar se Akademia amerikane e filmit e ka ftuar atë që të performojë në ndarjen e çmimeve “Oscar”.

Kënga ‘Grateful’, me kompozim të Diane Warren, e cila këndohet pikërisht nga Rita është e nominuar këtë vit për çmimin e këngës më të mirë për filmin ‘Beyond the Lights’.

NËë natën e 22 shkurtit do ta shohim edhe shqiptaren duke performuar në skenën luksoze të ceremonisë e cila do të mbahet në Dolby Theatre.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: