Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, do t’i bashkohet koleges së saj, këngëtares, Kylie Minogue në turneun më të madh që nga viti 2011.
Ora, përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e turneut të Minogues.
“Jam shumë e lumtur të bëj të ditur se do të shkojë në turneun ‘Tension’ me Kylie Minogue në Amerikën Veriore!!! Do të kënaqemi shumë dhe mezi po pres t’i shoh fytyrat tuaja të bukura. Biletat në shitje tani!”, ka shkruar Ora, pasi ka ndarë lajmin.
Hiti “Padam Padam”, për të cilin Minogue u nominua për çmimin “Grammy 2024”, gati kishte për të qenë i Oras.