BRITANI E MADHE
Industria muzikore është mbuluar nga trishtimi pas lajmit për vdekjen e ish-anëtarit të grupit “One Direction”, Liam Payne, i cili u raportua se ra aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.
Vdekja e tij ka shkaktuar një reagim të fuqishëm në mesin e artistëve dhe fansave nga gjithë bota.
Rita Ora, një nga kolegët e tij të afërt, ndau disa foto me Liamin duke u përqafuar, duke e përshkruar atë si një kujtim të paharrueshëm.
“Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të bukur, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqeu shumë të punoja me të – ishte thjesht një gëzim i madh të isha pranë tij në skenë dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më theu zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P,” shkroi Ora në postimin e saj.
Kujtojmë se Ora dhe Payne kishin bashkëpunuar në këngën e suksesshme “For You”.