BRITANI E MADHE

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, ka folur edhe njëherë tjetër për biseksualitetin e saj.Kur është pyetur rreth seksualitetit të saj, ajo ka treguar se është e hapur rreth kësaj teme, duke thënë se jeta e saj e dashurisë është ‘pa gjini’.

Këngëtarja e njohur tha se nuk diskriminon askënd dhe se ndjek zemrën e saj. “Unë admiroj bukurinë edhe të burrave edhe të grave. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka të rëndësi personi”- tha këngëtarja e njohur.

Siç theksoi  Daily Star Online Rita Ora ka qenë e hapur për seksualitetin e saj edhe më parë, madje këtë e ka diskutuar në këngën “Girls”. Në intervistën e fundit, Ora tha se kënga kishte për qëllim të përfaqësonte një përvojë shumë të vërtetë në jetën e saj. Këngëtarja tha se ajo ka pasur marrëdhënie romantike me burra dhe gra gjatë gjithë jetës së saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: