Merr fund romanca mes këngëtares Rita Ora dhe aktorit të njohur, Andrew Garfield.

Këngëtarja 28-vjeçare thuhet se ndihet e shkatërruar nga vendimi i Garfield për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muajsh.

Ata e kishin kaluar Krishtlindjen së bashku dhe vendimi i aktorit erdhi në mënyrë të papritur për këngëtaren shqiptare.

Një burim i tha ‘The Sun” se: “Rita është shumë e mërzitur. Andrew u nda me të kohët e fundit dhe për këngëtaren ka qenë e vështirë pasi kishin kaluar shumë kohë së bashku”.

Pavarësisht se në maja të karrierës, Ritës duket se s’po i ecën njësoj dhe në dashuri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb