Rita Ora, u ndje për një çast e hutuar të dielën pasi harronte fjalët e një prej këngëve të saj gjatë një performancë në festivalin “Mighty Hoopla” në parkun Brockwell të Londrës.

Këngëtarja ngatërroi fjalët e hitit të saj të njohur “Anywhere” me një tjetër këngë nga repertori i saj ndërsa ndërvepronte me fansat në ngjarje, shkruan DailyMail.

Duke kërkuar dikë për të kënduar këngën, Rita u afrua pranë barrierës së skenës duke pyetur spektatorët nëse e dinin tekstin përpara se t’i jepte mikrofonin një fansi të zjarrtë, i cili iu drejtua me fjalët: “Të dua, Rita”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: