LONDER- Këngëtarja shqiptare Rita Ora është nominuar për çmimin “Oscar” për kolonën zanore më të mirë me këngën “Grateful”.
Kënga e Ritës është përdorur për filmin e vitit 2013 “Beyond the Lights”, i cili është nominuar për këngën më të mirë origjinale në ceremoninë e 87 të ndarjes së çmimeve prestigjioze.

Kënga është komponuar nga Diane Warren, e cila pritet ta pranojë çmimin i cili jepet për kompozitorin apo kompozitorët e këngës.

Të nominuarit për kategorinë Kënga Origjinale zakonisht performojnë gjatë ceremonisë, që do të thotë se Rita do të jetë e pranishme për “Oscar” që do të mbahet më 22 shkurt në Los Angeles.

“Grateful” do të përballet me konkurrencë të madhe nga “Everything is Awesome”, kolonë zanore e filmit “The Lego Movie”.

John Legend dhe Common janë nominuar në këtë kategori për këngën “Glory”, e cila është përdorur në filmin “Selma”.

Të nominuarit tjerë janë Adam Levine me këngën “Lost Stars” dhe Glen Campbellme këngën “Im Not Gonna Miss You”.

(ma.ar/koha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: