BRITANI E MADHE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të moderojë edhe këtë vit ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA 2024.

Kjo u konfirmua të enjten nga vetë organizatorët e eventit. Spektakli do të mbahet më 10 nëntor në qytetin Manchester të Anglisë, dhe artistja nga Kosova do të jetë për herë të tretë mikpritëse e kësaj ceremonie.

“Jam shumë e lumtur që do të rikthehem tek familja ime MTV, për të moderuar ceremoninë EMA për herë të tretë”, tha super-ylli i muzikës.

“Skena e EMA-s është bërë si një shtëpi tjetër për mua dhe shou i këtij viti në Manchester do të jetë absolutisht i pabesueshëm”,- shtoi Rita Ora.

“Kemi një formacion të mrekullueshëm të performancave muzikore dhe shumë surpriza të gatshme. Të gjithë jemi ‘të çmendur për këtë’!”,- theksoi ajo mes të tjerave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: