Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, thotë se asnjëherë nuk është e kënaqur me arritjet e saj dhe gjithmonë është në kërkim të perfeksionit.

Rita Ora ka folur për revistën e njohur “Glamour” në seksionin gjerman.

“Pres shumë nga vetja. Kërkoj përherë perfeksionimin. Nëse do të brengosesha për arritjet e të tjerëve, mendoj se do të çmendesha”, ka thënë Rita.

Ora ka folur dhe për rrjetet sociale duke thënë se ato duhet trajtuar në mënyrë shumë delikate.

“Nuk është e lehtë të harrosh sa njerëz të shkruajnë në rrjetet sociale. Duhet të mësohesh se çfarë të thuash dhe çfarë jo. Por, kjo është pjesë e imja tani, duhet të tregoj jetën time ditore me të tjerët, është pjesë e punës sime”, ka thënë 24-vjeçarja.

Këngëtarja momentalisht është në jurinë e “The Voice UK”, ndërsa është duke punuar në albumin e dytë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: