BRITANI E MADHE

Ditën e sotme babai i këngëtares shqiptare, Rita Ora, feston ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim i veçantë nga këngëtarja.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në profilin e saj në ‘Instagram’, Rita ka publikuar një foto të vjetër me të atin. Në fotografinë dhe urimin e saj, këngëtarja shqiptare ka zbuluar një detaj shumë të veçantë.

Sot në ditëlindjen e tij, Rita tregon se edhe sot ai vazhdon t’i kërkojë që ajo t’ia bëj kafenë. “Gëzuar ditëlindjen babi. Je shoku im i ngushtë, heroi im, partneri im në krim dhe akoma më kërkon që të të bëj kafenë”,-shkruan Rita në foton e shumë viteve më parë kur ishte fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb