Rita Ora ka mbyllur një vit fantastik në karrierën e saj muzikore.
Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një numër të madh koncertesh anembanë botës si dhe ka sjell disa këngë të reja. Albumi i saj më i fundit Phoenix ka pasur gjithashtu një sukses të jashtzakonshëm.

Me rastin e vitit të ri Rita ka uruar të gjithë fansat e saj në Instagram.

“Buzëqeshni në vitin 2019. Më ndiqni në ‘The Graham Norton Show’ me rastin e Vitit të Ri! Ju uroj të gjithëve të keni një vit të ri spektakolar”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb