Suksesi i Rita Orës në Hollywood ishte vënë në dyshim kur u konfirmua se do të luajë një rol në filmin e shumëpërfolur “Fifty Shades Of Grey”, por tani mediat britanike raportojnë se këngëtarja me prejardhje shqiptare në këtë film luan vetëm 90 sekonda.

Krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” vitin e kaluar ishte shumë e zënë duke promovuar filmin, ndërsa pak ditë para se të publikohet filmit “Daily Mail” shkruan se ajo nuk ka pasur nevojë që ta promovojë filmin në të cilin do të luaj vetëm një minutë e gjysmë.

“Rita Ora vitin e kaluar e shpenzoi duke promovuar rolin e saj në ‘50 Shades of Grey’. Interesant, sepse ka vetëm një minutë e gjysmë rol”, ka thënë Kylie Buchanan, redaktore e revistës “Vulture”.

Filmi “Fifty Shades of Grey” do të jepet premierë më 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: