TIRANE – Një prej artisteve më të pëlqyera të momentit Rita Ora, e cilasë fundmi është angazhuar si aktore në filmin “Fifty Shades of Grey” (50 hijet e Greyt), duket se këtë herë nuk ka shkëlqyer. Fansat e filmit e të librit e kanë kritikuar masivisht artisten duke u shprehur se nuk e kishin imagjinuar të tillë personazhin. 24–vjeçarja me origjinë shqiptare luan rolin e Mia-s, motra e adaptuar e milionerit Christian Grey.
E shfaqur në trailerin e radhës, këngëtarja vjen me një look ndryshe, aspak i pëlqyer. Fansat zgjodhën rrjetin social “Facebook” për të shprehur zhgënjimin e tyre, ku ndër të tjera shkruanin: “Duket e tmerrshme. Mia duhet të ishte një vajzë e këndshme dhe e thjeshtë. Jo të duket si mashkull me fustan”.
“Fifty Shades of Grey” është i bazuar në romanet e shkrimtares E L James, ndaj kritikat vijnë kryesisht pasi look-u i Ritës nuk përputhet me imagjinatën e lexuesve. Urojmë që këto zhvillime të fundit të mos ndikojnë negativisht në karrierën e artistes së famshme, e cila vitet e fundit ka korrur sukses të padiskutueshëm me gjithçka ka publikuar.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: