Mijëra banorë të Kashmirit në Indi ecën këmbëzbathur drejt mauzoleumit të filozofit dhe shenjtorit të shekullit të 14-të, Sheikh-Ul-Alam, duke u lutur për shi në mes të vapës përvëluese dhe një periudhe të zgjatur thatësire në rajon.

Lutja e kongregacionit u mbajt në faltoren Charar-i-Sharief që ndodhet në rrethin qendror Budgam të Kashmirit, administruar nga India. “Në të kaluarën, sa herë që Kashmiri përjetonte periudha të gjata thatësire, ne luteshim këtu dhe Zoti i përgjigjej lutjeve tona”, thanë vendasit.

Rajoni i Kashmirit ka përjetuar valë të forta të të nxehtit dhe temperatura shumë të larta javët e fundit. Në shumë vende, burimet e ujit janë tharë, ndërsa fermerët janë të shqetësuar për të korrat e tyre, ndaj i janë drejtuar ritualeve të vjetra me lutje të veçanta që në vend të nisin reshjet e shiut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb