Rivaldo, ish-ylli i famshëm i Brazilit dhe Barcelonës, ka një këshillë për patriotin e tij, Nejmar Juniorin, që aktualisht po përjeton një periudhë të trazuar. Në Paris nuk e duan, në Barcelonë e presin krahëhapur. Parizienët e sheshin shtrenjtë, katalanasit duan të “amortizojnë” sa më shumë cmimin. Por për Rivaldon, ky është një “pazar” që do të bëhet.

“Gjëja më e mirë për Nejmarin është që të kthehet te Barça dhe t’u kërkojë falje tifozëve. Gjithashtu duhet të të tregojë se është bërë pishman. Te Barcelona do të jetë më mirë dhe do mund të luajë futbollin e tij më cilësor. Natyrisht që mund të humbasë diçka sa i takon nivelit ekonomik, por është një sakrificë që do ja vlejë dhe do të mund të rigjejë lumturinë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb