Diplomati i karrierës Agim Nesho, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka analizuar arsyet që çuan në atentatin e dytë ndaj Donald Trump.

Nesho tha se demokratët e kanë demonizuar së tepërmi Trumpin, duke e quajtur atë “rrezik për demokracinë amerikane dhe botërore”. Sipas tij, kjo retorikë e ashpër nga demokratët, bën që disa “sociopatë” të shoqërisë amerikane të besojnë këto fjalë dhe më pas kryejnë të tilla akte të rënda.

Agim Nesho: Në këtë fushatë amerikane zgjedhore nuk po merren me programe, por po merren me individët. Trump u quajt si “kërcënim ndaj demokracisë së botës”. Edhe presidenti Donald Trump merret me individin në fushatë, por nuk bën akuza të rënda. Demokratët e kanë demonizuar së tepërmi Trumpin. Demokratët e polarizuan jetën sociale.

Pse ndodhin këto atentate? Individi amerikan e quan vetën pjesëtar të shoqërisë amerikane që merr pjesë në çështjet politike. Baballarët e demokracisë amerikane e kanë thënë se nëse prishen balancat në pushtet, individi mund të merren me këtë gjë. Nëse demokratët e demonizojnë Trumpin, ka individë që ndikohen dhe shkojnë në ekstremitete të tilla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb