VERAKRUZ, MEKSIKË

Media europiane “Euro news” raporton për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Meksikë.

Persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të disa të tjerëve, të cilët ishin në një bar. Të armatosurit kishin për qëllim eliminimin e një prej personave që ishte në bar.

Mirëpo, ata vranë edhe civilë të tjerë, që nuk kishin lidhje me historinë. Aq më tepër, banditët ekzekutuan gra e fëmijë. Kulmi ndodhi në qytetin e Minatitlan në Gjirin e Veracruz.

Rajoni i pasur me naftë ka qenë i mbushur me dhunë dhe pasuar me skandale korrupsioni për vite me radhë. Shtatë burra, pesë gra dhe një fëmijë vdiqën nga të shtënat.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb