Çështja titull është më e nxehtë se kurrë me 3 ekipe që nga java në javë luftojnë me njëra-tjetrën dhëmbë për dhëmbë për të mbërritur i pari në vijën e finishit. Por pavarësisht kësaj, futbollistë nga shumë skuadra të Superiores janë bërë bashkë për të festuar ardhjen në jetë të vajzave të Renaldo Kalarit dhe sulmuesit Xhevahir Sukaj.

Përveç lojtarëve nga ekipi i kuq, të pranishëm ishin edhe futbollistë nga Tirana e Vllaznia, si Gilman Lika, Gentian Muça, Endri Vrapi, Elis Bakaj e Ditmar Bicaj, përveç Alban Hoxhës, Gëzm Krasniqit, Renato Malotës dhe Mentor Mazrekajt të Partizanit.

I pranishëm ishte edhe hoxha Ahmed Kalaja që së fundmi u përfshi në një video skandal me dy futbollistë të kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb