Kreu i ALUIZNIT Artan Lame i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” foli për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Lame theksoi se shërbimi për rivlerësimin e pasurive ofrohet online, ndërsa shtoi se qytetarët që kanë punë më urgjente, duhet të aplikojnë sa më shpejt, online.
“Procesi i rivlerësimit të pasurive ka ecur në një mënyrë të rregullt. Procesi i rivlerësimit nuk është risi për Shqipërinë, pasi ka nisur që më herët, që në vitet 2011, është bërë më 2012, 2013, 2016, edhe tani 2020, pak a shumë e pesta herë. Nuk bëhet vit për vit, por do distancë kohore. Tek rivlerësimet fiton edhe qeveria, fitojnë edhe qytetarët. Tregu i rivlerësimit në Shqipëri ndryshon shumë.
Tregu në vendin tonë është shumë dinamik dhe i lëvizshëm. Këtë herë procesi ka dy risi. E para, qytetarët mund të aplikojnë direkt për rivlerësimin. E dyta, aplikohet edhe tek banesat e legalizuara, por jo të regjistruara në kadastër. Kjo vlen për banesat e legalizuara. Përfshihen edhe banesat e legalizuara, por që nuk janë regjistruar ende. Ka pasur interes. Procesi do të zgjasë deri në shtator. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që e kanë me emergjencë, që2 kanë arsye që do ta shesin për shembull ose do bëjnë veprime me kredi etj. Ky skaner vlen që mos krijohet stres. Procesi do 5-6 ditë pune.”, deklaroi Lame.
Artan Lame ka shpjeguar edhe sesi qytetarët mund të aplikojnë online.
“Online janë 52 shërbime, që kanë të bëjnë me certifikate të gjendjes civile, të gjendjes penale etj. Të gjitha janë online. Ti mund të hysh tek E-Albania. Cfarë problemesh ke. Ke probleme penale, prone apo varet nga problemi. Fillimisht hap një profil tëndin. Ke shërbimet online aty. Mbush formularin, e plotëson dhe rpet përgjigjen. Pasi prite që do të bëhen ditët e tua, do hysh prapë tek profili yt, del e plotësuar dhe thjesht e printon. Mund të ketë edhe vonesa. Mos harrojmë se vetëm Tirana ka deri 800 aplikime në ditë. Nuk duhet ngatërruar shërbimi që duam. Avari të vogla edhe mund të kenë, por edhe ata do të bvijnë në rënie, drejt shuarjes”, u shpreh Lame.
Më tej, Artan Lame theksoi se janë një sërë gabimesh që janë bërë në të kaluarën, që nuk duhen bërë më. Lame shpjegoi sesi më herët shteti nuk regjistronte tokën e vet dhe kështu kishte grabitje prone.
“Ka probleme me pronat. Vetëm 4 për qind e tokave janë regjistruar në Kadastra dhe kjo përqindje është bërë tani. Shteti dikur nuk ka regjistruar tokën e vet dhe cakenjtë kanë marrë. Është lënë me qëllim që të mos regjistrohej që të ketë plaçkitje. Ne si shtet kemi vijuar punën për të regjiastruar tokat shtetërore. Mekanizmi po funksionon, do vetëm kohën e vet. Duhet të marrin fund njerëzit që hyjnë e ndërhyjnë. Të marrin fund të tilla gjëra që kemi dëgjuar pa fund. Do ta dixhitalizojmë regjistrimin e pronave dhe kështu që nuk ka cfarë të bëhet, nuk mund të ketë asnjë dashakeqësi”, deklaroi Lame.
(d.xh/ Balkanweb)