TIRANË – “Rizgjim në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit,Teatri juaj, me premiere të re deri në ditën e fundit të vitit tashme të vjetër, 2014” – Kështu e ka nisur ftesën e saj, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, drejt gjithë artdashësve, duke promopvuar venien në skenë të baletit me dy akte “ Risveglio dell’umanita” që do të shfaqet në datat 26,27,28 dhe 30 Dhjetor 2014, ora 19:00

Ky balet ka koreografinë e Marinel Stefanescu dhe muzikën e Igor Stravinski “Sagra della Primavera”; Bedrich Smetana “La Moldava” dhe Adrian Enescu “Dialogo con l’Infinito”

Solistë janë Gerd Vaso, Endri Shkoza, Odeta Dishnica, Ledia Sulaj, Ervis Nallbani, Adela Muçollari, Dion Gjinika, Rovena Shqevi, Jonida Onuzi, Loreta Bala, Etleva Ostreni

Kjo epokë është e mbushur me dhimbje, ndarje e tragjedi. Çdo vend pëson kriza të ndryshme por të gjitha janë të rënda dhe kërcënojnë vetë mbijetesën në tokë. Megjithëse shenjat e një “rizgjimi” po shfaqen…gati si një cikël që mbyllet: që shprehet në formën e dëshirës për bashkim dhe paqe – Ky është edhe mesazhi që përcjell kjo shfaqje.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb