Në gusht të 2020 Robbie Williams dhe bashkëshortja Ayda do të festojnë 10 vjetorin e martesës. Por këngëtari nuk ka asnjë qëllim të presë dhe përpara asaj date, ka vendosur të rinovojë premtimet e tij.

Të dy do të rimartohen, aq e fortë është dashuria e tyre. ’Martesa jonë e parë ka qenë shumë intime, tani do na duhen shumë veshje…’, ka deklaruar bashkëshortja e tij.

‘Ne nuk kemi programuar ende asgjë-ka thënë Ayda-Robbie me bëri një surprizë ditën e ditëlindjes time duke më thënë që do të rimartohemi. Jam shumë e lumtur, edhe për faktin që jam e bindur që duhet të jem unë që duhet të merrem me gjithçka’.

Cifti ka tre fëmijë, Theodora Rose që ka lindur në 2012, Charlton Valentine në 2014 dhe e fundit Coco Josephine, ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate në 2018.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb