Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun.

E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar.

Artisti Robert Aliaj tha se ishte një ndjesi shumë e keqe ajo që ndjeu nga video e publikuar ku Parashqevia shfaqej në atë gjendje.

“E gjitha se si ndodhi dhe se si u përfshi media, se si të gjithë u përfshimë vetëm për disa pëlqime, ishte një video e dhunshme, ajo u turpërua, të gjitha i ndodhën”, tha Aliaj.

Ai u shpreh se në kohën e komunizmit Parashqevia ishte një këngëtare shumë e mirë. “Mënyra se si u përdhunua Parashqevia këtë rradhë, dhe më pas ajo dreka që filmoi çdo kafshatë që i dha ai personazhi. Një poshtërsi kaq e madhe, i dha bukën dhe e filmoi dhe më pas kemi turmat e injorantëve, që janë në një kohë zie, dhe është turp. Për të gjithë personat, vazhdon paturpësia”, tha Aliaj.

Ai u shpreh se ai personi që u shfaq duke i dhënë bukë është një sharlatan, që i filmoi çdo kafshatë bukë që i dha. “Pse nuk e mori një njeri në shtëpinë e vet, ta mbante me dinjitet. Jo e nxorën në atë formë, të palarë, edhe bukën ia dhanë ashtu”, tha Aliaj duke iu referuar pamjeve që publikoi sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili edhe strehoi Parashqevinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb