TIRANE

Prej kohësh në media të ndryshme përflitej se një nga çiftet më të dashur të ekranit, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre.

Këtyre thashethemeve ka vendosur t’i japë fund vetë Roberti, duke zbuluar se ai dhe Nora nuk janë më bashkë. Përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, Roberti, duke iu drejtuar mediave, konfirmon se ai dhe Nora nuk janë më bashkë.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen për nënën e vajzës së tij, Renee, me të cilën do të ndajë gjithmonë kujtime të bukura.

“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marrë vesh prej meje dhe s’keni nevojë të lodheni e të klikoni në çdo titull që bëjnë portalet. Është punë e tyre dhe mjeshtëri e gazetarëve që dinë të nxjerrin ato lloj titujsh. Unë edhe Nora nuk jemi më bashkë, por tërë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loçkës sonë, dhe shokë të mirë deri në vdekje.

Nëse nuk ka më dashuri mes një çifti, nuk do të thotë që ta bësh armik e t’i kthesh shpinën. Bënuni pozitivë e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë që s’ju do të mirën, se asgjë nuk ndodh. Përmes këtij postimi, @noraistrefi e falënderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee… edhe shumë kujtime të bukura prej 2006. Noriq – T’kom borxh tan jetën. I wish you all the best”-shkruan Robert Berisha në statusin e tij.

View this post on Instagram

Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet.. Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë..? dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet ? permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën ? I wish you all the best

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb