Aktori i famshëm dhe ish-bashkëshortja e tij janë në një betejë ligjore për marrjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 7-vjeçare.


Robert De Niro paraqiti dokumentat e divorcit ndaj Grace Hightower në mes të dhjetorit 2018.


De Niro dhe ish-bashkëshortja kanë një vajzë 7 vjeçare, Helen Grace, që ka ardhur në jetë nga një nëne surrogate në vitin 2011.


Mediat rozë raportojnë se aktori paraqiti dokumentat e divorcit nën emrat “Anonymous kundër Anonymous”, kjo për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e vajzës së tyre.

Robert donte që divorci të kalonte në heshtje dhe se gruaja e tij nuk kishte kundërshtime.

Çifti i dha fund martesës pas 20 vitesh së bashku.

Ata u martuan në 1997 por u divorcuan në vitin 1999. Cifti u pajtua sërish në vitin 2004 për tu divorcuar në 2019. De Niro dhe Grace kanë edhe një djalë 20-vjeç.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb