Robert De Niro festoi 81 vjetorin dhe vajza e tij, Drena, i ka uruar atij ditëlindjen me një video ku shihet ylli i Hollivudit duke u hedhur nga një yaht në det.

Në klipin e publikuar, Drena De Niro e kap aktorin duke guxuar zhytjen e madhe në ujë, pa vështirësi.

Klipi me De Niron u bë viral në rrjetet sociale.

Pas zhytjes, vajza dhe të tjerët në yaht u trembën dhe filluan të reagojnë me pasthirrma. Drena bërtiti, “Ua, ai është i çmendur”, dhe më pas e pyeti babanë e saj: ” O zot, a je mirë?”, me Robert De Niro që u përgjigj ” po, jam mirë”, teksa notonte. Në të njëjtën kohë, pjesa tjetër nuk e besuan atë që bëri De Niro dhe nuk e fshehën habinë e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb