Robert Pattinson, i cili u bë i famshëm me rolin e një vampiri në sagën e “Twilight”, zhgënjeu fansat me look-un e tij.

Në shfaqjen e shtëpisë së modës “Dior”, aktori 32-vjeçar kishte veshur një pallto që ngjante me një batanije të madhe.

Menjëherë pas kësaj shfaqje, krahasimet filluan me Luke Skywalker e filmit të famshëm “Star Wars”.

Por nuk ishte vetëm veshja e Robertit që tërhoqi vëmendjen, edhe stili i pazakontë i flokëve, tregonte një pamje të egër.

Theksojmë se muaj më parë aktori ishte i përfolur për një lidhje me Suki Waterhousen, por Pattinson e ka mohuar edhe pse fotot tregojnë të kundërtën.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb