SHBA

Aktori i famshëm britanik Robert Pattinson mendohet se do të jetë protagonist në filmin më të ri të Batman, pikërisht në rolin kryesor të superheroit. Filmi i ri ‘Batman, Apes Revolution, planti i majmunëve’ do të dalë në të gjitha kinematë botërore më 25 qershor të 2021-it shkruan ‘Variety Fair’.

Xhirimet e filmit do të nisin më vjeshtën e këtij viti. Ndërkohë ish-vampiri i ‘Twilight’ është duke xhiruar filmin e tij të fundit, ‘Lighthouse’.

Fansat e këtij filmi kanë reaguar menjëherë ashtu si ata të “Game of Thrones” të cilët me anë të disa peticioneve online i kanë kërkuar “Warner Bros” që Robert Pattinson të largohet menjëherë nga kasti.

Sipas publikut do të ishte qesharake që një aktor i njohur për rolin e tij si vampir papritur ta shohësh në atë të superheroit. E njëjta gjë vlen edhe për Ben Afflec i cili është konsideruar si i padenjë dhe aspak serioz për të marrë pjesë në serinë e re të Batman.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb