Roberto Carlos, ish-mbrojtësi i Brazilit dhe Real Madri, ka komentuar paraqitjen e ‘seleçaos’ deri më tani në Kupën e Botës që po mbahet në Rusi.

Braziliani fillimisht deklaroi se të gjithë sytë janë te Neymar, por për momentin një tjetër ‘yll’ po shkëlqen. Konkretisht Carlos u shpreh: “E dashuroj mënyrën sesi luan Coutinho. Është brilant me topin, natyrisht dhe i mençur gjithashtu, di të kapë pozicione të mira.”

cou

Ish-futbollisti deklaron se cilësitë individuale të Brazilit sigurojnë që ata do të vazhdojnë më tej. “Unë jam shumë optimist për shanset tona në Rusi. Cilësia jonë individuale, së bashku me organizimin e ekipit na bëjnë ne skuadra për t’u mundur.

Por ka qenë një start më i dobët nga ai që prisnim dhe ne tani kundër Serbisë nevojitet të mbarojmë punën që kemi nisur,”-përfundoi Carlos.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb