Siç duket, trajneri Roberto Mançini ka gjetur zëvendësuesin e Mauro Ikardit në rast largimi në verë. Sipas “Daily Star”, sulmuesi boshnjak Edin Xeko pritet t’i bashkohet Interit në verë. Sulmuesi 29-vjeçar, i cili mund të largohet nga Mançester Siti në fund të sezonit, pritet që të ardhmen e tij ta ketë tek skuadra zikaltër e Milanos. Në rast të largimit të Mauro Ikardit, Roberto Mançini dëshiron Xekon tek ekipi i tij me çdo kusht.

Trajneri italian e cilëson atë si një sulmues që ende posedon kualitet për kampionatin italian. Xeko është paraqitur në 17 ndeshje këtë sezon për Sitin dhe ka realizuar katër gola. Duket se sulmuesi boshnjak e ka humbur vendin e titullarit, ndërsa në shumicën e rasteve është aktivizuar nga stoli, duke luajtur pak minuta për kampionët e Anglisë.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: