Andy Robertson, është padyshim lideri te skuadra kombëtare skoceze. Anësori i majtë i Liverpool-it, ndihet plotësisht i karikuar, në prag të ndeshjes hapëse të Euro 2024, atë që kombëtarja e tij, do ta luajë, përballë Gjermanisë, vendit organizator të këtij kompeticioni. Në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të përballjes, Robertson u shpreh: Besoj shumë te forca e skuadrës tonë, duhet ta demonstrojmë në fushën e lojës. Gjermania do të qarkullojë topin, por ne duhet të shfrytëzojmë ato pak mundësi që mund të na paraqiten, theksoi Robertson.
Duhet nënvizuar fakti se skocezët, nuk e kanë kaluar asnjëherë fazën e grupeve, në katër pjesëmarrjet që ajo ka patur në fazën finale të një kompetiticoni.
“Besoj se mund të jemi skuadra që mund të futemi në histori”, përfundoi intervistën e tij, Andy Robertson.