Kreu i PD, Sali Berisha shprehet se ai nuk e kishte menduar se do të rikthehej një ditë në lidershipin e demokratëve, pas dorëheqjes në vitin 2013.

Në “Kjo Javë”, Berisha tha se ai u largua nga drejtimi i PD, pas humbjes së zgjedhjeve 12 vite më parë, për t’i hapur rrugën alternativave, pavarësisht se siç u shpreh një gjë e tillë nuk u provua.

“Sikur të kisha mednuar një gjë të tillë nuk jepja dorëheqjen në 2013. Ju siguroj se kam dhënë dorëheqjen pa ndonjë keqardhje. Pse? Nuk e kam dhënë dorëheqjen se ma kërkoi njeri apo se nuk riktheja te fitorja PD-në por me bindjen se shqiptarët meritojnë alternativat t’i provojnë. Dhe u ndjeva shumë i qetë kur në PD nuk u zëvendësua vetëm kryetari, por gjeneratat dhe e kam quajtur një ogur të mirë në PD, pavarësisht se nuk u provua e tillë”, shprehet Berisha.

Por sfida e Sali Berishës sot janë vitet mbi supe. Ai sot është 80 vjeç dhe pas disa muajsh do të shënojë 81-vjetorin. Pavarësisht nga numrat, kryedemokrati pohon se ndihet mirë nga gjendja shëndetësore, madje siç shprehet, është edhe më në formë se 15 vite më parë.

Nisida Tufa: Si e shihni raportin me moshën?
Sali Berisha: Është një raport si ta marrësh. Nëse mosha të vendos përpara, nuk është një raport i këndshëm. Por nëse moshën e ve përpara, është një raport i dobishëm. Në kuptimin që eksperienca vlen shumë. Nëse më pyet mua sot në rrafshin e performacës se sa vite ndihem, unë ndihem më mirë se 10-15 vite më parë. Jo që s’më ka vënë mosha para, por përkundrazi e kam dominuar plotësisht. Kjo më kujton shprehjen e tiranasve se robi plaket kur do vetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: