SPANJE

Një zarf plot me para në kutinë postare ose poshtë derës. Kjo është surpriza e bukur që janë përballur disa banorë të Villarramiel, një fshat me 1 mijë banor në veri të Spanjës.

Prej një javë një person i paidentifikuar dhe që quhet nga banorët, ‘Robin Hood i shekullit 21’ po shpërndan para për disa prej familjeve të fshatit. Në zarf ka kartmonedha 50 dhe 100 euro shkruan Tg.com.

Po kush i shpërndan këto para? Për momentin nuk dihet përsoni që bën një bën një bamirësi të tillë. “Nuk e dimë se kush fshihet pas këtyre dhuratave për banorët dhe se çfarë kuptimi ka kjo bujari e çuditshme”- ka thënë kryetarja e bashkisë, Nuria Simon.

Disa prej personave që morën zarfe me para shkuan në polici për t’i dorëzuar ose në bankë për të kontrolluar a ishin të vërteta ose false.
Por paratë e shpërndara pas verifikimeve ishin të vërteta.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb