Joshëse dhe intriguese, Rocio Morales do të jetë kumbara e Film Festival të Taorminës dhe për të përjavshmen Grazia, ajo tregon sfidat e saj, të gjitha të fituara falë një aleati të veçantë, Raoul Bova.

Për të dashurin e saj ajo shkruan: E dua sepse është i bukur brenda. Me meshkuj joshës dhe xhentil bota është e mbushur, por për të qenë e lumtur nevojitet të gjesh dikë që ka një shpirt të bukur, si i imi’.

Artistja spanjolle është shumë insiktive: Kam nevojë për stimuj. I dëgjoj të gjithë por në fund vendos me kokën time. Kur më erdhi oferta për të drejtuar Sanremon në krah të Carlo Conti, ka qenë vetë Raoul që më paralajmëroi që do të përfundoja në qendër të kritikave, duke më thënë që edhe gabimi më i vogël nuk do të më falej. Unë u prezantova në audicion dhe e fitova punën. Eksperienca në Sanremo ishte për mua një gëzim shumë i madh’.

‘Pantallonat vishen nga ata që mund t’i mbajnë, Raoul. Nuk jam unë që zgjedh çdo gjë. Cdo vendim e marrim bashkë- tregon Rocio-Ai më mbron, më mbështet, ndan me mua gëzimet dhe lodhjet e familjes’.

-Ka qenë e vështirë të vazhdonit raportin tuaj nën sytë vëzhgues të mediave dhe gjykimit të opinionit publik? ‘Në fillim po-tregon Morales- gjithçka ka qenë e komplikuar. Lodhesha të kuptoja të gjithë vëmendjen që ishte drejtuar mbi ne. Ajo që më shpëtoi ishte ndjenja e fortë që më lidh me Raoul. Ndoshta ne do të martohemi kur asnjë se pret më. Raoul është i aftë të më befasoje gjithmonë’.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb