Ajaksi dhe Juventusi u ndanë këtë mbrëmje në një barazim 1-1 në sfidën e parë, të zhvilluar në Amsterdam. Për çudi, ishin talentet vendas që dominuan lojën me raste, por sfida në pjesën e parë u zhbllokua nga e vetmja goditje në kuadrat e Juves këtë mbrëmje.

Futbollisti i Juventusit, Rodrigo Bentancur ka deklaruar se asgjë nuk ka ndryshuar pas barazimit  1-1 ndaj Ajaxit, sepse e kishte ditur se ekipi i tij fitoren duhet ta kërkonte në shtëpi. “Ata gjetën hapësirën dhe shënuan menjëherë, por tani ne duhet të fitojmë në shtëpi dhe e dinim se atë duhet ta bënim”, u shpreh Bentacur për Sky Sport Italia.

Rezultati prej 1-1 është në favor të Juventusit, pasi ndeshjen  e kthimit e zhvillon para tifozëve në Torino, mirëpo Ajaxi ka bërë një paraqitje mbresëlënëse, prandaj gjithçka mbetet për t’u parë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb