TEHERAN- Presidenti iranian, Hassan Rohani theksoi sot se kërcënimet e SHBA-së kishin shtyrë Korenë e Veriut të testonte armët bërthamore dhe përbënin një lojë të rrezikshme për mbarë botën.

“Pse Koreja e Veriut ka zgjedhur sot këtë rrugë që shqetëson njerëzit në Azinë lindore? Sepse ka pasur kërcënime kundër ekzistencës së Koresë së Veriut”, deklaroi presidenti në një fjalim para Këshillit të Ministrave, transmetuar në televizion.

“Ndonjërit mund t’i duket qesharake kur bëhet fjalë për armë bërthamore? Kur një vend është i pajisur me një armë bërthamore, loja që konsiston në kërcënimin e tyre kthehet në një lojë të rrezikshme për mbarë botën”, shtoi ai.

“Ne mendojmë që kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmjet negociatave dhe dialogut”, nënvizoi Rohani.

Pheniani realizoi të dielën provën e gjashtë bërthamore, konsideruar më e fuqishmja.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi regjimin koreano-verior të Kim Jong-Un për një përgjigje ushtarake masive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: