KOSOVË- Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher së bashku me Paul Behrends, Drejtor i Stafit të Nënkomitetit mbi Europën dhe Euroazinë dhe ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson kanë vizituar investimin më të ri në Prishtinë të grupit të “American Hospital Albania”.

Vizita kishte si qëllim interesimin dhe mbështetjen për këtë projekt ambicioz si dhe impaktin që do të sjellë në zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Ata u shprehen shumë të kënaqur me investimin e bërë dhe me ambientet e reja të Spitalit Amerikan.

Stafi i Spitalit Amerikan informoi vizitorët mbi detajet e këtij projekti, vlerën e investimit, të rejat që sjell në mjekësinë e Kosovës dhe numrin e lartë të punësimit.

Spitali Amerikan në Shqipëri dhe Kosove është një investim i Bedminster Capital Management Fund, një fond investimesh me qendër në Connecticut/USA pjesëmarrës të të cilit janë Zyra e Investimeve të Huaja të Qeverisë së SHBA (OPIC), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe investitor të ndryshëm privat amerikan.

Investimet e fondit janë fokusuar në Europën Juglindore në kompani me emër në Turqi, Rumani, Shqipëri, Bullgari, Serbi dhe Kosovë.

 

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: