Fotografi Roland Tasho, duke folur për këngëtaren Parashqevi Simaku, në “Opinion” në Neës24, tha se ajo rrezatonte, ishte ishte fotozhenike dhe dilte bukur. Tasho kujtoi se Parashqevia kishte një portret interesant, një buzeqeshje shumë të bukur.

Ndërsa kompozitori Jetmir Barbullushi kujtoi se Parashqevia rrezatonte vetëm mirësi. “Parashqevia shkoi në SHBA dhe i shkëputi lidhjet në atë kohë me publikun. Kush nuk donte që të kishte një bashkëpunim në atë kohë me Parashqevinë? Ishte një këngëtare me talent natyral”, tha Barbullushi.

Në vijim ai tha se në kohën kur këndonte ishte në qendër të vëmendjes. “Muhabetet e korridoreve janë gjithandej në festivale, por aty ku mbërriti në majat e skenas, ajo ishte me forcat e saj. Ne e kemi aq forcë të ndihmojmë cilindo që mund të jetë në një vështirësi, pasi ajo është pjesë e jona, shoqërisë, e historisë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb