Nga: ZONJA KATERINA

1 role pule, 5-6 patate, 2-3 lgj vaj ulliri, 1 lugë supe vegetë, 1 gjethe dafine, 1 degë rozmarinë, 2-3 thelpinj hudhër, 1 gotë ujë të ngrohtë, Kripë, piper, rigon

Presim fillimisht patatet në forma sipas dëshirës. I marinojmë patatet me erëzat dhe i vendosim në një tavë. Marinojmë dhe rolenë e pulës dhe e vendosim në qendër të tavës. Më pas hedhim një gotë ujë të ngrohtë në anë të tavës. E mbulojmë tavën me letër guzhine të lagur dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta. Më pas largojmë letrën e kuzhinës, e kthejmë rolenë nga ana tjetër dhe e lemë në furrë dhe për 10-15 minuta të tjera.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: