Nga: ZONJA KATERINA

400 gr mish viçi, 400 gr makarona, 600 gr pure domate (3 gota), 150 gr djathë të fortë kaçkavall, 1 kokërr qepë, 3-4 thelpinj hudhër 1-2 karrota, 1 degë selino, 1 gotë verë, 3-4 gjethe borzilok, 1 spec djegës, 4-5 lgj vaj ulliri, Kripë, piper.

Presim mishin në fetëza të holla dhe e shtypim më çekiç. Marinojmë mirë filetot e mishit me kripë dhe piper. Djathin kaçkavall të fortë e presim në shirita dhe vendosim 1-2 feta djathë në çdo fileto mishi. Shtojmë më pas nga një fetëz hudhër, 1 gjethe borzilok ose majdanoz. I mbështjellim filetot si role.

Në një tenxhere hedhim vajin, shtojmë qepën dhe hudhrën të grirë imët dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas shtojmë karrotën, selinonë dhe roletë e mishit dhe vazhdojmë kaurdisjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e shuajmë gatimin me një gotë verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë purenë e domates dhe sapo të marrë valë ulim temperaturën dhe e lemë gatimin të gatuhet në temperaturë të ulet për rreth 1 orë. Sa më e ulët të jetë temperatura aq më i mirë bëhet gatimi.

Pasi gatimi të jetë gati largojmë roletë dhe në salcën e përgatitur vendosim makaronat e zjera aldente. I trazojmë për dy minuta dhe më pas i servirim së bashku me roletë pudrosur me djathë të grirë dhe me gjethe borziloku të freskët.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb