Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me NënKomisionin për Europën, Euroazinë, Energjinë dhe Mjedisin, në dhomën e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, William Keating në kuadër të një takimi në Washington.

Kryefjala e takimit mes dy zyrtarëve ka qenë roli i Nato-s dhe mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për aleancën euroatlantike si dhe bashkëpunimi prioritar me SHBA. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se qënia e një vendi të denjë për aleancën e NATO-s fillon pikërisht nga vlerat demokratike të vetë vendit.

“Qënia e një vendi të denjë për aleancën e NATO-s fillon pikërisht nga vlerat demokratike të vetë vendit. Te niveli i demokracisë, të checks and balances, tek liria e medias dhe tek garantimi i plotë i të gjitha lirive dhe të drejtave të qytetarëve si themeli i një demokracie funksionuese.

Gjithashtu fola për rëndësinë, që ka për Shqipërinë si anëtar i NATO-s dhe për popullin shqiptar rritja e prezencës së SHBA në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për një sistem drejtësie funksional e të pavarur dhe për vazhdimin e palëkundur të rrugëtimit euro-atlantik të vendit”, tha Kryemadhi në lidhje me takimin në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb