Roma do të përballet me Genoan në transfertë të dielën në orën 12.30, ndeshje kjo e vlefshme për Serie A. Klubi kryeqytetas do të ketë në dispozicion për këtë sfidë edhe dy lojtarët, e afruar në merkato.

Tekniku De Rossi, u shpreh në konferencë për shtyp se Hermoso dhe Hummels janë gati për të kontribuar për skuadrën.

“Ka lojtarë që sapo kanë ardhur dhe duhet të njihen mirë me njëri-tjetrin, gjëra që kërkojnë kohë. Kemi punuar shumë. Hermoso dhe Hummels janë gati” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb