Elesid Hysaj ishte një nga mungesat e mëdha të Edi Rejas në sfidën kundër Turqisë, një lojtar i cili duket i transformuar në drejtimin e italianit, ndaj Islandës shënoi dhe golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares. Hysaj do të mungoj edhe ndaj Moldavisë por vëmendja e anësorit kuqezi është spostuar te e ardhmja e tij në klub ku kërkon me çdo kusht të largohet nga Napoli. Hysaj nuk shihet si titullarë në sytë e C.Ancelottit, kjo situatë nuk pritet të ndryshoj duke e detyruar mbrojtësin shqiptar të shoh për një tjetër opsion. Hysaj ishte një nga legjionarët më të lakuar në merkaton e verës dhe kështu pritet të jetë edhe në janar pasi Roma e ka kthyer në objektiv kryesor.

Hysaj Ok
Hysaj Ok

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv i Romës do të përpiqet të transferoj Hysajn që në merkaton e dimrit pasi i duhet të zëvendësoj sa më shpejt mungesën e Zappacostas. Roma kërkon të transferoj Hysajn në janar në formë huazimi më të drejtë blerje në fund të sezonit. Nëse ky opsion nuk realizohet në janar, Petrachi do të provoj sërish në verë për të blerë përfundimisht kartonin e tij. Për të ulur kostot e këtij operacioni, Roma do të përpiqet fillimisht të sistemoj përfundimisht disa lojtarë që ka dhënë në formë huazimi. Napoli kërkon 20 milion euro për kartonin e tij, një shumë e cila është kthyer në pengesën e vetme për të transferuar Hysajn në kryeqytetin italian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb