Ka rezultuar fatale përballje e Romës me Torinon në fazën e 1/16 të Kupës së Italisë. Skuadra verdhekuqe është mundur me shifrat 1-2, duke u eliminuar nga Kupa, ndërsa skuadra ‘granada’ ka kaluar në çerekfinale.



De lisvestri në minutën e 39-t realizoi golin e parë për Torinon, ndërsa Edera dyfishoi shifrat. Roma që deri në ato çaste ishte e përgjumur vendosi të reagoi dhe në të 85-n minutë me Patrick Shick shkurtoi diferencat. Pavarësisht kësaj, nuk ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar më tej, duke i lënë vendin Torinos.

Skuadra ‘granada’ në turin tjetër, që korrespondon me çerekfinalet, do të ndeshet me fituesin e çiftit Atalanta-Napoli.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb