Napoli as që ka ndërmend të mbaj Hysaj në skuadër por as nuk ka ndërmend të lëshoj pa marrë atë që kërkon. Fillimisht kërkesa e tyre ishte përtej logjikës, teksa në fuqi qëndron ende një klauzolë largimi prej 50 milion euro por me sa duket presidenti De Laurentiis ka heq dorë nga kjo kërkesë.

Hysaj La Gazzetta
Hysaj La Gazzetta

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Napoli i ka vendosur një çmim të ri Hysajt, 25 milion euro. Pavarësisht përgjysmimit të vlerës sërish është shumë, të paktën për Atletico Madrid, skuadër e cila ka bërë ofertën e parë zyrtare, 15 milion euro, por që vijon të insistoj për të pasur Hysaj në Madrid.

Hysaj Atletico
Hysaj Atletico

Sipas “Il Mattino”, agjenti i Hysaj, Mario Giuffredi këtë javë do të udhëtoj drejt Madridit për të mbyllur përfundimisht këtë tratative.

Roma Hysaj
Roma Hysaj

Në fakt informacionet që vijnë për Hysajn janë nga më të ndryshmet, pasi sipas “Calciomercato” edhe Roma ka shfaqur interesimin për Hysaj teksa drejtuesit e klubit verdhekuq janë takuar me agjentin e mbrojtësit shkodran.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb