Roma ka shprehur zhgënjimin e saj pasi Francesco Totti njoftoi se po largohet nga roli i tij si drejtor. Tottit i ishte ofruar roli i drejtorit teknik, por për shkak të marrëdhënieve të tij të dobëta me drejtorët e tjerë të klubit, legjenda e Romës shkëputi lidhjen e tij 30 vjeçare për klubin.

“Klubi është jashtëzakonisht i zhgënjyer pasi Francesco Totti ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga klubi dhe të mos marrë pozitën e drejtorit teknik”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Ne e ofruam këtë rol pas daljes së Monchit, për të cilën prisnim përgjigjen e tij. E kuptojmë se sa vështirë duhet të ketë qenë vendim për të lënë Romën pas 30 vjetësh, ne besojmë se perceptimi i tij për faktet dhe vendimet e marra në klub janë të çuditshme dhe larg realitetit “.

Totti e bëri të qartë se ai nuk ishte i kënaqur me atë se si klubi drejtohej nga presidenti James Pallotta dhe se një ndryshim në pronësi do ta tundonte atë.

” Grupi i investitorëve të klubit nuk kanë asnjë qëllim që të vendosin Romët në shitje, tani ose në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: