Atë që nuk bëri dot në Londër Roma ia arriti t’a bënte në “Stadio Olimpico”. Verdhekuqtë kanë mposhtur Chelsea-n thellë me rezultatin 3-0 në takimin e 4 në grupe të “Champions League”. Pas barazimit dramatik 3-3 në “Stamford Bridge” kjo fitore për skuadrën italiane bëhet shumë e vlefshme pasi tashmë thuajse janë të kualifikuar për fazën tjetër.

Ndeshja u zhbllokua ende pa nisur mirë pasi El Shaarawy realizoi në minutën e 1 një gol mjaft të bukur. Sërish italiani në minutën e 36-të do të dyfishonte shifrat pas një përgjumje të mbrojtjes londizeze. Diego Perotti në pjesën e dytë do vuloste shifrat përfundimtare të takimit.


Në ndeshjen tjetër të Grupit C Atletico Madrid është ndalur sërish nga Qarabag i Ansi Agollit. Skuadra e drejtuar nga Simeone nuk arriti të fitonte edhe pse azerët luajtën për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak.


Në “Wanda Metropolitano” të parët kaluan në avantazh miqtë me Michel në minutën e 40-të, ndërsa vendasit barazuan në të 56-ën me Thomas.

Pas 4 ndeshjesh Roma renditet e para me 8 pikë, 1 më shumë se Chelsea i vendit të dytë. Atletico Madrid mban vendin e 3 me 3 pikë ndërsa Qarabag renditet e fundit me 2 pikë, të 2 të fituara kundër Atletico-s.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb