Emri i Kristian Panuçit kthehet sërish në modë. Trajneri i kombëtares së Shqipërisë afrohet edhe një herë me pankinën e Romës. Janë mediat italiane, të cilat e vendosin sërish teknikun kuqezi në listën e pretendentëve për të zëvendësuar në pankinë Eusebio Di Françeskon. Ky i fundit është në fundin e aventurës së tij me skuadrën romane.


Panuci
Panuci

Rezultatet negative të javëve të fundit dhe humbja turpëruese 7-1 në Kupën e Italisë kundër Fiorentinës kanë tronditur pozicionin e trajnerit, që nëse nuk fiton kundër Milanit të dielën në mbrëmje me shumë mundësi do të shkarkohet. Për këtë arsye, mediat italiane kanë shpejtuar të gjejnë se cili do të jetë zëvendësuesi i tij në drejtim të Romës.


Di Francesko
Di Francesko

Mes shumë emrave është edhe ai Kristian Panuçit. Kjo nuk është hera e parë që trajneri i përfaqësueses shqiptare afrohet me Romën. Edhe pak muaj më parë, kur skuadra verdhekuqe ishte në një situatë të tillë, Panuçi u përfol se mund të ulej në pankinë, por atëherë tekniku hodhi poshtë këtë mundësi, duke u shprehur se do të respektonte kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit.
(balkanweb)