Trajneri i Milanit, Fonseca, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Romës. Ai dha mendimin e tij për tema të ndryshme, përfshi këtu edhe merkaton.
“Çfarë i kërkova Santa Claus-t? Po mendojmë për shumë gjëra. Klubi është i vëmendshëm. Do t’i bëjmë gjërat me ndërgjegje dhe vetëdije.
Për momentin jam shumë i fokusuar te Roma dhe Superkupa. Roma është një ekip i madh me lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner që numëron shumë arritje. Ndeshja kundër Romës është gjithmonë e veçantë për mua, por nesër kur të futem në fushë do të jetë njësoj si gjithmonë. Dua të fitoj”- tha numri një i pankinës kuqezi.