Gasperini nuk do të jetë trajner i Romës. Ka qenë trajneri aktual i ekipit kryeqytetas, Ranieri, që ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi.
Mes të tjerash, Ranieri shprehet se nuk do të qëndrojë në pankinë.
“Gasperini nuk do të jetë trajner i Romës në të ardhmen. Nëse do të qëndroja unë në stol, do të humbisnim edhe një vit tjetër. Unë nuk jam e ardhmja e Romës. Kushdo që do të zgjidhet, sa më shpejt të vijë aq më mirë është.
Unë dhe Ghisolfi do të zgjedhim trajnerin e ri dhe listën do e dërgojmë te presidenti, i cili duhet të vendosë mes atyre emrave. Ai që do të vijë, duhet të dijë se nuk do të bëhen blerje të çmendura në merkato”, tha Ranieri.