Cengiz Under, futbollisti i datëlindjes 1997, ka bërë një sezon të paimagjinueshëm te Roma duke zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha Europiane.

Së fundmi thuhet se italianët kanë refuzuar dy oferta 35 mln euroshe për 20-vjeçarin nga Arsenal dhe Monaco, shkruan ‘Tuttomercato.ëeb’.

Ai mbush 21 vjeç në korrik dhe ka shënuar tetë gola dhe dy asiste në 32 ndeshje kompetitive këtë sezon.

Drejtori sportiv Monchi arriti të siguronte firmën e tij për 13.4 milionë euro nga Basaksehir verën e kaluar për çmimi i tij tashmë është trefishuar.

Raportohet se Monaco ka bërë një ofertë 35 milionë euro dhe Arsenal ofroi 30 milionë, por italianët duan të paktën 50 milionë euro për talentin turk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb